zoom

Aktualitet

I fundosi dëshmia e Nuredin Dumanit/ Ja kush janë “kokat” që pritet të arrestohen nga SPAK

Dëshmia e dhënë nga Nuredin Dumani ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Posaçme ditën e sotme, e cila menjëherë ka lëshuar 30 urdhërarreste.

Mësohet se SPAK ka firmosur urdhër arreste për disa personazhe të njohur të botës së krimit, ku mes emrave janë dhe Ervis Martinaj, Suel Çela, dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Sokol Sanxhaktari dhe K.Mehja.

SPAK ka kërkuar arrestimin e tyre dhe Gjykata e Posaçme më pas i ka miratuar urdhrat e arrestit. Janë firmosur mbi 55 urdhër kontrolle në ambiente të ndryshme si shtëpi, hotele apo vende të njohura si baza të grupeve.

Operacioni ka nisur rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm dhe është ende në vijim. Raportohet se në listën e atyre që pritet të arrestohen janë pjesëtarë të grupeve kriminale që operojnë në qytetin e Elbasanit, por edhe oficerë policie të cilët dyshohet se kanë abuzuar me detyrën./Zoom.al