zoom

Aktualitet

I akuzuar për tentativë vrasje, arrestohet pas 3 vitesh 41-vjeçari në Durrës

I akuzuar për tentativë vrasje, arrestohet pas 3 vitesh 41-vjeçari në Durrës

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia i akuzuar për tentativë vrasjeje, për një ngjarje të ndodhur më 1 qershor 2023 në Shijak.

Mësohet se personi ka qëlluar me armë zjarri për motive të dobëta një tjetër person.

41-vjeçari me iniciale E. H., akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ndërsa gjykata e Durrësit ka lëshuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”./ Zoom.al

Postime të lidhura