Aplikacion
Në qoftë se jeni mbi 30 vjeç, nuk do të mund të bëheni më pjesë e policisë së shtetit.
Ky është urdhri i ministrit të brendshëm Ervin Hoxha që në përmbushje të ligjit të Policisë së Shtetit hyrë në fuqi në korrik 2024 ka caktuar moshën brenda të cilës mund të konkurroni për të hyrë në polici. Mosha për tu pranuar në polici urdhëron ministri i Brendshëm është deri në 30 vjeç.
Që do të thotë ky është viti i fundit ku kriteri i moshës nuk është marrë parasysh në konkursin që po mbahet në Akademinë e Sigurisë për vitin akademik vijues.
Me shtimin e strukturave në Aeroportin e Vlorës dhe në Gjadër numri i efektivëve është 12 mijë e 300, megjithatë sërish ka vakanca.
Për nivelin bazë llogaritet se mungojnë gati 600 punonjës, kurse 200 të tjerë që mungojnë janë nënkomisarë. Këto vakanca janë krijuar nga dalja në pension, shkarkimet mbas arrestimeve e hetimeve dhe dorëheqjet./Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit