Aplikacion
Astrologia Meri Gjini ka sjellë parashikimin javor të horoskopit, duke theksuar një periudhë me lëvizje të shpejta astrologjike, ndryshime të papritura dhe ndikim të fortë të komunikimit dhe financave.
Sipas saj, java nis me një bashkim të Mërkurit me Uranin në Binjakë, një kombinim që rrit ritmin e lajmeve, udhëtimeve dhe vendimeve të shpejta. Ky konfigurim mund të sjellë edhe surpriza të papritura, ndaj këshillohet kujdes në mënyrën si menaxhohet informacioni dhe reagimet e menjëhershme.
Ndërkohë, Hëna e Re në Dem, e ndodhur gjatë fundjavës, krijon terren për fillime të reja më të qëndrueshme dhe të menduara mirë, sidomos në aspektin profesional dhe financiar. Edhe prania e Marsit në Dem forcon nevojën për planifikim afatgjatë dhe vendime të menduara me kujdes, shpjegoi Meri Gjini në Vizion Plus.
Dashi
Fokusi është te puna dhe organizimi i përditshëm. Mund të ketë lodhje të lehtë ose shqetësime shëndetësore të përkohshme, por periudha është e mirë për stabilizim profesional dhe çështje shtëpie.
Demi
Një nga shenjat më të favorizuara. Mundësi të reja në punë dhe projekte konkrete, por duhet shmangur kokëfortësia e tepërt në marrëdhënie.
Binjakët
Rritje e komunikimit dhe ideve të reja. Favorizohen aktivitetet kreative dhe profesionale, por duhet kujdes me fjalët dhe keqkuptimet.
Gaforrja
Venusi sjell më shumë vëmendje dhe mundësi financiare. Ritëm më i mirë në jetën personale, por mund të ketë vonesa të vogla në lëvizje apo takime.
Luani
Rritje e ngarkesës në punë dhe përgjegjësi të reja. Mundësi për përmirësim financiar, sidomos në lidhje me borxhe ose investime.
Virgjëresha
Favorizohen udhëtimet dhe puna në distancë. Përmirësim i gjendjes emocionale dhe shëndetësore, por duhet shmangur reagimi i nxituar.
Peshorja
Kujdes me informacionet e pasakta. Mund të shfaqen mundësi bashkëpunimi me persona të njohur prej kohësh.
Akrepi
Ndikim i fortë në marrëdhëniet profesionale. Mundësi të mira për zhvillim, por duhet shmangur konfliktet dhe rivalitetet.
Shigjetari
Periudhë shumë e favorshme për vendime të rëndësishme personale dhe profesionale. Mund të ketë hapa të mëdhenj në marrëdhënie apo karrierë.
Bricjapi
Duhet kujdes me iluzionet dhe vendimet e nxituara. Favorizohen projektet e qëndrueshme dhe praktike.
Ujori
Rritje e përgjegjësive familjare. Mund të ketë shpenzime të papritura, por menaxhimi financiar mbetet i qëndrueshëm.
Peshqit
Periudhë stabilizimi pas një kohe të gjatë pasigurie. Kujdes me shpenzimet dhe ndryshimet e papritura në rutinë./ Zoom.al