Aplikacion
Zgjedhjet lokale të 19 tetorit në Maqedoninë e Veriut kanë sjellë një moment historik për shqiptarët në këtë vend. Për herë të parë, Komuna e Çashkës do të drejtohet nga një kryetar shqiptar.
Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Arbër Ademi, në një konferencë për media. Ai bëri të ditur se Suat Shaqiri është zgjedhur kryetar i kësaj komune, duke theksuar rëndësinë historike të këtij zhvillimi.
“Sapo më njoftuan bashkëpartiakët: është shkruar histori – për herë të parë një shqiptar do të udhëheqë Komunën e Çashkës. Suat Shaqiri është kryetar,” deklaroi Ademi.
Ai njoftoi gjithashtu fitoren e AKI-së në Komunën e Gostivarit, ku Valbon Limani është zgjedhur kryetar që në raundin e parë, pa nevojën për balotazh.
Ndërkohë, në komunat e Kërçovës dhe Strugës, kandidatët e AKI-së do të përballen në balotazh me kandidatët e partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE.
“Në Gostivar kemi fituar pa balotazh. Valbon Limani është kryetar që nga raundi i parë. Në Kërçovë dhe Strugë kandidatët tanë do të garojnë në balotazh përballë kandidatëve të VMRO-së,” tha Ademi.
Ky rezultat konsiderohet si një arritje e rëndësishme për përfaqësimin politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Dhimbja e kokës nga dielli i fortë, pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta