zoom

Slider

Hetimi “Prisma”, Prokuroria e Romës i kërkon Juventusit të publikojë bilancet

Prokuroria e Romës, së cilës i ka kaluar tashmë e drejta e procedimit penal për hetimin ‘Prisma’, ka bërë hapat e parë. Për këtë hetim, që ka lidhje me bilancet e Juventusit, është kërkuar nga klubi i Juventusit të dorëzojë dokumentacionin përkatës “që lidhet veçanërisht me bilancin e 30 qershorit 2022”.

Lajmi është komunikuar edhe nga vetë klubi bardhezi. “Klubi është informuar se pranë Prokurorisë së Romës po bëhen hetime në lidhje me eksponentë të kompanisë, që kanë të bëjnë me bilancin e 30 qershorit 2022. Klubi nuk rezulton nën hetim”, – shkruhet në një komunikatë të Juventusit.

Në hetimin penal ‘Prisma’ janë përfshirë 12 persona, me të cilëve ish-drejtues të lartë të Juventusit (nga Andrea Anjeli te Pavel Nedved, Fabio Paratiçi e Mauricio Arrivabene). Akuzat kanë qenë ato të faturimit fals dhe shkeljeve të tjera që kanë të bëjnë me bilancet e klubi