zoom

Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Bulqizë/ 30-vjeçarin e zë korrenti duke peshkuar

Një 30-vjeçar humbi jetën pasditen e kësaj të diele në fshatin Sofraçan të Bulqizës.

Ai ishte duke peshkuar në lumë në momentin që ra në kontakt me energjinë elektrike.

Sipas policisë, në lumë ishte një gjenerator dhe kontakti i të riut me korrentin i shkaktoi vdekjen.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur më shumë detaje për ngjarjen e rëndë.