zoom

Aktualitet

Hetimet për përmbytjet në Durrës, Prokuroria sekuestron dokumentat e tenderit të argjinaturës së lumit “Erzen”

Hetimet për përmbytjet në Durrës, Prokuroria sekuestron dokumentat e tenderit të argjinaturës së lumit “Erzen”

Prokuroria e Durrësit ka kërkuar sekuestrimin e dokumentacionit për tenderin e rehabilitimit të argjinaturës së lumit Erzen. Ky vendim vjen pas situatës katastrofike nga përmbytjet masive që regjistruan gjithashtu dhe 1 viktimë duke nxitur Prokurorinë për të nisur hetimet për 3 vepra penale’; “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me përmbytje” dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.

“1. Të bëj sekuestrimin pranë Bashkisë Durrës, sa më poshtë vijon:

1.1- Dokumentacioni i procedurës së prokurimit, zbatimit dhe marrjes në dorëzim për objektin “Rehabilitim i argjinaturës, ngritjes së bankinës dhe sistemimi i argjinaturës së lumit “Erzen”

1.2- Dokumentacioni tekniko-ligjor i të gjithë procedurës së lejes së ndërtimit për objektin “Rehabilitim i argjinaturës, ngritjes së bankinës dhe sistemim i argjinaturës së lumit “Erzen”.

2. Një kopje e vendimit te sekuestrimit t’i vihet në dispozicion personit përgjegjës pranë Bashkisë Durrës.

3. Sekuestrimi i dokumentave të kryhet nga oficeri i policisë gjyqësore Erind Gjoni. 4. Për dokumentimin e zbatimit të këtij vendimi të hartohet procesverbali përkatës, një kopje e të cilit, bashkë me dokumentet përkatëse duhet t’i bashkëngjitet fashikullit të prokurorit.5.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës nga i/pandehuri apo personi/subjekti të cilët i janë sekuestruar dokumentet provë materiale”, thuhet në vendimin e Prokurorisë së Durrësit të firmosur nga prokurorja e çështjes Suela Beluli.

Postime të lidhura