zoom

Stil

Dietat drastike mund të kthehen në toksike

Dietat drastike mund të kthehen në toksike

Disa dieta mund të shkaktojnë një sërë efektesh anësore, nga aroma e keqe e gojës dhe urinimi i shpeshtë, deri te lodhja dhe metabolizmi i ngadalësuar.

1.Është shumë kufizuese. Dietat supozohen të jenë kufizuese, apo jo? Po, edhe jo. Një dietë e shëndetshme përfshin prerje kalorish dhe vetë-disiplinim, por një dietë që ka shumëëë rregulla dhe kufizime mund të jetë shenjë se ka probleme.

2.Ndalon grup të tëra ushqimesh. Heqja e grupeve të ushqimit – ose më keq, e makroelementeve të plota (karbohidratet, yndyrnat dhe proteinat), tregon qartazi se ka një problem.

3.Dietat që premtojnë humbje drastike peshe në një kohë të shkurtër: Këtu ka diçka që nuk shkon. Si rregull i përgjithshëm, humbje e shëndetshme e peshës do të thotë të humbasësh nga 0.4-1 kilogramë në javë.

Mos harroni se synimi kryesor i një diete nuk është vetëm humbja momentale e peshës, por edukimi për një stil jetese të shëndetshëm./L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura