zoom

Lajme

Hëna e Re sjell ndryshime të forta, Meri Gjini paralajmëron vendime të rëndësishme për 12 shenjat

Hëna e Re sjell ndryshime të forta, Meri Gjini paralajmëron vendime të rëndësishme për 12 shenjat

Sipas astrologes Meri Gjini, java që do të nisë pas datës 17 maj, do të ndikohet nga Hëna e Re e fundit e pranverës, e cila sjell një energji të fortë për mbyllje ciklesh dhe nisje vendimesh të reja.

Kjo periudhë rrit aktivitetin mendor, por mund të sjellë edhe lodhje fizike, ndaj këshillohet planifikim i kujdesshëm dhe fokus te objektivat afatshkurtra.

Energjia e përgjithshme favorizon familjen, shtëpinë, stabilitetin emocional dhe rregullimin e çështjeve të mbetura pezull. Është një kohë e mirë për të marrë vendime të rëndësishme, por jo të nxituara.

Dashi

Është periudhë për mbyllje të projekteve dhe përfitime financiare. Favorizohen blerjet, shitjet dhe vendimet personale në dashuri, por duhet maturi në emocione.

Demi

Hëna e Re sjell stabilitet dhe një ndjenjë sigurie. Fokus kryesor është shtëpia dhe familja. Mund të hapen mundësi të reja pune ose marrëveshje të qëndrueshme.

Binjakët

Rritet kreativiteti dhe aftësia për të zgjidhur keqkuptime. Marrëdhëniet shoqërore dhe emocionale qartësohen gradualisht gjatë javës.

Gaforrja

Pas një periudhe të lodhshme, vjen më shumë vetëbesim dhe stabilitet. Puna dhe projektet krijuese marrin vlerësim dhe shpërblim.

Luani

Është kohë e mirë për marrëveshje financiare dhe për të përfunduar çështje të rëndësishme. Kujdes me dembelizmin dhe fokus te kujdesi personal.

Virgjëresha

Kjo Hënë sjell qetësi dhe më pak stres. Është moment i mirë për pushim dhe përmirësim të marrëdhënieve familjare, veçanërisht me figurat prindërore.

Peshorja

Surpriza pozitive në punë dhe në jetën personale. Komunikimi përmirësohet dhe krijohet një klimë më e ngrohtë dhe e qëndrueshme.

Akrepi

Fokusi është te marrëdhëniet dhe familja. Mund të zgjidhen keqkuptime të vjetra, por në punë duhet kujdes me vendimet e shpejta.

Shigjetari

Periudhë zhvillimi dhe stabilizimi. Karriera ka potencial të madh rritjeje dhe ndryshimesh pozitive në plan afatgjatë.

Bricjapi

Stabilitet financiar dhe qetësi në familje. Problemet e fundit fillojnë të zgjidhen dhe vendimet e reja rezultojnë të qëndrueshme.

Ujori

Rritet aftësia për diplomaci dhe bashkëpunim. Fokus te shtëpia dhe organizimi i jetës personale.

Peshqit

Duhet më shumë realizëm dhe organizim praktik. Është moment për të hedhur hapa të vegjël, por të sigurt drejt qëllimeve./ Zoom.al

Postime të lidhura