Aplikacion
Pas përfundimit të edicionit të tretë të Big Brother VIP, Ledion Liço mblodhi këtë të martë të gjithë ish-banorët, për të komentuar për sjelljet e tyre brenda shtëpisë dhe zgjedhjen e publikut për të shpallur fituese Egla Cenon.
Por mes të pranishmëve u vunë re mungesa. Ndër të pestë finalistët, i vetmi që mungonte ishte Romeo Veshaj, duke nxitur thashetheme se ka hatërmbetje mes tij dhe produksionit për emrin e shpallur fitues.
“Romeo nuk iu përgjigj ftesës për të ardhur në studio. Arsyet pse, nuk i dimë”, tha Ledion Liço.
Në takim mungoi edhe Sara Gjordeni, për të cilën Ledioni shpjegoi se arsyeja ishte shtatzënia.
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës

