zoom

Aktualitet

“Hap derën, dele jemi ne?!”/ Plas në Këshillin Bashkiak të Vlorës, shoferët e autobusëve tentojnë të futen në sallë

“Hap derën, dele jemi ne?!”/ Plas në Këshillin Bashkiak të Vlorës, shoferët e autobusëve tentojnë të futen në sallë

Në sallën e mbledhjeve të Pallatit të Kulturës në Vlorë u diskutua këtë të martë projekt-buxheti i vitit 2026 për Bashkinë e Vlorës.

Ndërkohë, në nisje të mbledhjes, drejtuesit e autobusëve të linjave interurbane në Vlorë, pas protestës së një dite më parë, erdhën dhe kërkuan një takim me kryetaren e Këshillit Bashkiak të Vlorës, Elpiniqi Merkuri.

Situata u tensionua kur shoferët kërkuan të futeshin në sallë por nuk u lejuan nga Policët Bashkiakë.

https://www.instagram.com/reel/DSmsosfAgsj/?igsh=aG9icTR5NHkxMnNq

Kreu i Shoqatës së Linjave Interurbane të Shqipërisë, Shpëtim Vrioni, ka theksuar se do të kërkojnë deri në fund zgjidhjen e problematikave dhe se nuk do të largohen pa një takim në Këshillin Bashkiak, kërkesa këto të mbështetura edhe nga drejtuesit e autobusëve interurban.

Linjat urbane të Vlorës kanë pezulluar shërbimin që prej të hënës, ndërsa konkurrenca e paligjshme dhe mungesa e një terminali janë ndër shqetësimet kryesore të tyre./ Zoom.al

Postime të lidhura