zoom

Lajme

Hakimi do të dalë në gjyq për p*rdhunim, mbrojtësi i PSG: Më në fund do të flas

Hakimi do të dalë në gjyq për p*rdhunim, mbrojtësi i PSG: Më në fund do të flas

Kapiteni i Marokut, Achraf Hakimi, do të dalë në gjyq për përdhunim, kanë konfirmuar prokurorët francezë.

Mbrojtësi i Paris St-Germain u akuzua nga një grua se Hakim e përdhunoi në shtëpinë e tij në kryeqytetin francez në vitin 2023, kur ajo ishte 24 vjeç.

Raportohet se 27 vjeçari apeloi vendimin por dështoi të pezullonte gjyqin.

Hakimi, i cili do të udhëheqë ekipin e tij për ndeshjen e dytë të Kupës së Botës kundër Skocisë të premten, i ka mohuar vazhdimisht akuzat.

“Sistemi i drejtësisë më pa në sy dhe më tha: ‘Nëse nuk do të ishe i famshëm, nuk do të kishte pasur kurrë një çështje gjyqësore'”, shkroi Hakimi në mediat sociale të premten.

Duke shtuar: “Zgjodha të heshtja për vite me radhë. Besoja se ruajtja e dinjitetit tim, durimi dhe besimi në sistemin e drejtësisë do të lejonin marrjen e vendimeve të duhura.

Sot, një histori që nuk është e imja po tregohet në kurriz të familjes sime, jetës sime dhe mbi të gjitha, të së vërtetës. Ndonjëherë ndihem sikur jam bërë një shënjestër e lehtë.

E kam pritur këtë gjyq që nga dita e parë. Dhe tani po e pres me padurim. Më në fund, do të jem në gjendje të flas.”