zoom

Lajme

Habit Tayna: S’mendoj të martohem dhe të bëj fëmijë

Habit Tayna: S’mendoj të martohem dhe të bëj fëmijë

Reperja e njohur Tayna ka folur së fundmi lidhur me jetën e saj private, duke sqaruar se aktualisht nuk e sheh veten duke krijuar familje.

Gjatë një interviste, përveç projekteve muzikore, ajo u pyet edhe për planet personale dhe mundësinë e martesës apo të bërit nënë në të ardhmen. Tayna u përgjigj, duke theksuar se fokusi i saj mbetet te karriera.

“Njëherë jo, nuk e mendoj. Nuk jam tip që mendoj të martohem dhe të bëj fëmijë. Ndoshta në të ardhmen, nëse Zoti e ka shkruar, por për momentin nuk jam në atë fazë të jetës”, u shpreh artistja.

Me këtë deklaratë, Tayna la të kuptohet se është plotësisht e përkushtuar ndaj rrugëtimit të saj profesional dhe zhvillimit të karrierës muzikore.

Postime të lidhura