zoom

Stil

Tayna rrëfehet si rrallëherë: “Në klipin e parë kam veshur takat e tezes”

Tayna rrëfehet si rrallëherë: “Në klipin e parë kam veshur takat e tezes”

E teksa karriera e saj muzikore vazhdon të jetë në majat e suksesit, ku me këngët e saj numëron miliona klikime dhe zhvillon koncerte të shumta nëpër europë, së fudmi reperja ka rrëfyer vështirësitë që ka kaluar në fillimet e saj në muzikë.

Gjatë një intervistë për “Nacionale” me Berat Buzhalën, Tayna zbuloi se në realizimin e klipit të parë ajo veshi këpucët e tezes së saj. Ndër të tjera, Doruntina theksoi se nuk e dinte nëse do të arrinte të kishte sukses në muzikë dhe për këtë arsye ajo nuk dëshironte që t’i merrte para prindërve.

“Kur e kam bërë këngën e parë më është dashur të blej taka dhe gjëra të tjera, por prap nuk i kam kërkuar prindërve sepse nuk kam dashur t’i vë ngushtë. Kam pasur nevojë dhe më ka ndimuar tezja, në këngën e parë kam veshur takat e saj, e falenderoj tezen”– rrëfeu Tayna.