Aplikacion
Ai ka treguar për jetën e vështirë në fëmijëri, pasi prindërit iu ndanë që kur ai ishte një apo dy vjeç.
“Kam lindur në Suedi. Kam pasur një problem se babai ka qenë nga Kili dhe mami kosovare. Mami i ka pasur 17 vjeçe kur është takuar me të. Ata janë takuar në fshehurazi”, tha fillimisht ai.
“Për mua babai ka qenë një super baba, ndoshta për mamin jo, por për mua po”, u shpreh ai.
“Babai nuk ishte partner i mirë për mamin, e prindërit e mamit nuk e kanë pranuar pasi ajo ishte me dikë jo shqiptarë, nuk kishim ku të shkonim pastaj”, tha ndër të tjera Kevini.
“Ndjehem keq për mamin gjynah. Jetonim nga një hotel në tjetrin, nga një institut në tjetrin. Unë e respektoj dhe e dua shumë babanë tim, pavarësisht se çfarë ka bërë. Jam këtu falë tij dhe nënës time. Më ka thënë një moment duhet të më premtosh që do të jesh i fortë dhe nuk kam kuptuar pse. I kam thënë se do të je mi fortë. Më ka thënë që do të shkojë dhe verën tjetër do të takohemi prapë. Por babai nuk u kthye kurrë më”.
Po ashtu, ai tregon se babai i tij ka 12 fëmijë me gjashtë gra të ndryshme.
Të tej Kevini rrëfen edhe rrugën e tij drejt muzikës, si nisi karriera e tij dhe sa shumë e do këtë që bënë.
Kualifikueset e Botërorit 2026, Shqipëria do të përballet me serbët dhe anglezët (lista e plotë)