zoom

Bota

Grupi më i madh i hakerave në botë thotë se ka bllokuar agjencinë hapësinore të Rusisë

Grupi më i madh i hakerave në botë thotë se ka bllokuar agjencinë hapësinore të Rusisë

Grupi i hakerimit Anonymous ka njoftuar se kanë nxjerrë jashtë funksioni agjencinë hapësinore të Rusisë, Roscosmos.

Sipas tyre, rusët nuk kanë më kontroll mbi satelitët e tyre të spiunimit. Rusia e ka mohuar një lajm të tillë.

Drejtuesi i Roscosmos, Dmitry Olegovich Rogozin tha se një lajm i tilë nuk është i vërtetë dhe se qendrat e kontrollit po funksionojnë normalisht.  Ai më herët kishte thënë se këto satelitë mbrohen nga kriminelë kibernetikë.

Ky grup hakerash i ka ofruar trupave rusë në frontin e luftës, mbi 53 mijë dollarë për kokë nëse heqin dorë nga tanket me të cilat po luftojnë. Anonymous i ka dhënë direktiva atyre, nëse pranojnë marrëveshjen të mbajnë një flamur të bardhë në dorë dhe të bërtasin “milion”.

Edhe ministri i Mbrojtjes në Ukrainë  ka garantuar amnesti për ushtarët që heqin dorë nga luftimi.

Zëvëndëskryeministri ukrainas Mykhail Fedorov ka thënë se është krijuar një kanal në Telegram për ushtrinë e Ukrainës për komunikim. “Po krijojmë një ushtri digjitale”./The SUN

Postime të lidhura