Aplikacion
Sipas Prokurorisë së Lezhës, vrasja është kryer për hakmarrje dhe se Edmond Haxhia është kushëri me Elton dhe Klodian Lekstakaj, në konflikt me familjen e viktimës Ardian Nikulaj.
Ndërkohë dokumente zyrtare nga policia e Birminghamit, kanë zbuluar se pas financimit të vrasjes së biznesmenit qëndron një grupi të organizuar kriminal, i cili ka përfitoi miliona paund, nga përfshirja në prostitucion në një lokal nate striptizmi në një prej rrugëve kryesore të Birminghamit.
“Informacionet tregojnë se prej Janarit 2017, 1.6 milionë sterlina, janë kredituar brenda kësaj kompanie. Informacionet e kontrolluara na tregojnë se personi ka lidhje me Krimin e Organizuar shqiptar”, thuhet në dokumentin e siguruar nga TCH.
Edmond Haxhia punonte si menaxher në klubin e natës ku ofrohej edhe striptizëm dhe marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës ekstra. Ndërsa licencën e këtij biznesi e mbante një i afërm i tij shtetas shqiptar, me pasaportë britanike.
Gjithashtu në dosjen e policisë Westmidland Police me 144 faqe, tregohet me detaje se në këtë lokal nate klientëve u hidhej drogë në pije dhe më pas nga kartat e tyre bankare u vidheshin mijëra paund.
“I vendosur në rolin e supervizorit të këtij lokali, në sistemin e licesimit të Këshillit Bashkiak të Birminghamit është Edmond Haxhia. Krimi më i rëndë raportuar në këtë lokal ka ndodhur në 13 Mars 2017, ku viktima u drogua dhe 9.000 stërlina iu morën nga karta e kreditit. Një ditë më pas viktima bleu në farmaci, një test droge nga ku rezultoi se ai ishte nën efektin e Metadonit. Ky ishte një medikament që viktima i tha policisë, se nuk e merr dhe nuk e ka përdorur asnjëherë në jetën e tij. Policia e West-Mindlands ka nisur të mbledh të dhëna të cilat ngrenë shqetësimin se ky ambient përdoret dhe menaxhohet nga anëtar të një grupi të organizuar kriminal shqiptarë”.
Po kaloni një ditë të keqe? Vetëm 20 sekonda dashuri për veten përmirëson shëndetin mendor