Aplikacion
Shqiptari është ndaluar në Sajadhë, Igumenicë pas verifikimit nga sektori i verifikimit të pasaportave të Sajadhës dhe policisë së Filatit.
Fatjon Baki Shuli banues në Paskuqan, është dërguar pranë policisë së Korfuzit në pritje të kryerjes së procedurave të ekstradimit.
Ai rezulton i kërkuar nga autoritetet belge për pjesëmarrje në organizatë kriminale, shkelje të ligjit mbi narkotikët, tentativë vjedhje dhe përvetësim pasurie. Dokumentacioni në ngarkim të tij i kaloi Prokurorisë. /ZOOM.AL/
Baton Haxhiu paralajmëron Veliajn: Ki kujdes nga njerëzit e tu të afërt dhe telefonat!