zoom

Sport

Grabitjet nga “skifterët”, Guardiola ndalon lojtarët të përdorin rrjetet sociale

Grabitjet nga “skifterët”, Guardiola ndalon lojtarët të përdorin rrjetet sociale

Më 27 dhjetor, në mbrëmjen kur Man.City luante në transfertë përballë Everton, Jack Grealish, familja e tij, ra pre e një grabitje.

Ylli anglez ishte në fushë, por në shtëpinë e tij, në një vilë luksoze e cila ka një vlerë prej 5,6 milionë sterlina, ishin 10 pjesëtarë, përfshi këtu edhe të fejuarën e tij. Grabitësit morën orë, dhe sende të tjera me vlerë, të cilat kapin një shifër afro 1 milionë euro.

Grealish e mori vesh se çfarë kishte ndodhur në shtëpinë e tij menjëherë sapo përfundoi sfida. Mediat angleze zbulojnë se Pep Guardiola i ka kërkuar lojtarëve të heqin dorë nga rrjetet sociale, t’i minimizojnë ato, në mënyrë që të mos ekspozojnë jetën e tyre në rrjetet sociale, kjo do të zvogëlojnë edhe rriskin për të rënë pre e grabitësve.

Kjo ngjarje, mbi të gjitha mesazhi që Guardiola i ka dhënë lojtarëve, ka pushtuar faqet e para të mediave angleze: Pep, qëndroni larg rrjeteve sociale, shkruan “Daily Mail”. /ZOOM.AL/