zoom

Aktualitet

Gjyqi për “Sterilizimin” shtyhet përsëri, mungoi avokati. Ja çfarë kërkoi ish-ministri Beqaj

Gjyqi për “Sterilizimin” shtyhet përsëri, mungoi avokati. Ja çfarë kërkoi ish-ministri Beqaj

Shtyhet për në datën 12 shtator dhe për të katërtën herë radhazi seanca paraprake e “Sterilizimit” dhe koncesionin 100 mln euro. Shkak u bë mungesa e një avokati.

Për herë të parë në sallë, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i arrestuar edhe për hetimet që po kryhen për SASPAC, u shpreh se aktet e sjella në gjykim përmbajnë të pavërteta. Kurse procesi për koncesionet e shëndetësisë ka masën e ndjekjes në gjendje të lirë.

Ish-ministri kërkoi të bënte një deklaratë për aktet procedurale që lidhen me hetimin tjetër, por gjykata e ndërpreu, pasi në këtë seancë nuk mund të kryhej me veprim për shkak të mungesës së mbrojtjes për një nga të pandehurit.

Mungesa e pajustifikuar e një mbrojtësi, u bë dhe shkak i pezullimit të afateve të paraburgimit për të gjithë të pandehurit. Kjo është hera e katërt që shtyhet seanca paraprake për çështjen “Sterizilimi”. Në dosje gjenden 8 të pandehur përveç ish-ministrit, kryesisht zyrtarë.

Të arrestuar që nga viti i kaluar janë ish-zv/ministri Klodjan Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj. SPAK i akuzon për koncesionin korruptiv 100 mln euro, por që të pandehurit e mohojnë. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura