zoom

Aktualitet

7 orë “i ngujuar” duke lexuar fashikujt – Beqaj del nga SPAK: Dua të pyetem sërish

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj doli pas 7 orësh nga ambientet e SPAK, ku qëndroi këtë të enjte që prej orëve të paradites për të lexuar fashikujt e dosjes së sterilizimit.

Pasi la zyrat e SPAK, Beqaj tha për mediat se sot arriti të lexojë vetëm 15 nga 700 fashikujt që kjo dosje përmban, duke shtuar se kjo është një procedurë që po ndjek për të mos paguar shumën e kërkuar pranuar për të marrë dosjen që SPAK po bëhet gati ta dorëzojë në GJKKO.

“Kemi bërë njohjen me dosjen, ju e dini që është 700 fashikujt, sot arritëm të shohim 15 fashikuj. Ligji lejon vetëm 10 ditë për këtë proces. Kemi bërë kërkesa për veprime shtesë hetimore dhe që unë të jap deklarimet e mia dhe të pyetem sërish për atë dosje.

Në këtë fazë kam pajtuar një avokat dhe deri në fund të gjyqit i përballon zyra e avokatisë dhe në fund bën faturat për mua, tarifat janë publike në këtë rast janë jo të vogla, secili prej nesh se jemi 9 veta në proces, për të marrë një USB, secili prej nesh duhet të paguajë 10 milionë lekë”, tha Beqaj.

Ish-ministri është zyrtarisht i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre.