zoom

Aktualitet

Gjyqi për divorcin, pas videos së dhunës me Princ Lekën, Elia Zaharia shfaqet në Gjykatë (Fotot)

Gjyqi për divorcin, pas videos së dhunës me Princ Lekën, Elia Zaharia shfaqet në Gjykatë (Fotot)

Kjo është shfaqja e parë në publik e Elia Zaharisë, pas përfshirjes së saj në një sherr të dhunshëm me Princ Lekën, me të cilin është një proces divorci.

Në disa foto të publikuara nga LSA shfaqet aktorja e njohur, e vetme, duke dalë nga gjykata.

Sot është mbajtur edhe seanca gjyqësore për zgjidhjen e martesës mes Princ Lekës dhe aktores Elia Zaharia, të cilët kanë edhe një vajzë nga martesa e tyre.

Princ Leka dhe Elia Zaharia prej kohësh jetojnë të ndarë dhe kanë nisur procesin e divorcit. Ata u bënë viralë me videon e dhunës në oborrin mbretëror, ku Elia me pretendimin se ish-burri i kishte goditur babanë, dhunoi Princ Lekën.

Prokuroria vijon hetimet për disa vepra penale, përfshi edhe rrjedhjen e videos nga Policia e Tiranës në media. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura