zoom

Aktualitet

Gjykata Speciale zgjat paraburgimin për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin

Ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe ish-Kryeparlamentarit Kadri Veseli, u është zgjatur paraburgimi në Hagë nga Gjykata Speciale.

Gjykata Speciale këtë vendim e ka marrë më 26 Maj teksa gjatë ditës së djeshme është publikuar në faqen zyrtare të tyre.

Me këtë rast, gjyqtari francez i procedurës paraprake ka urdhëruar që mbrojtja të dërgojë parashtresat e saj në lidhje me shqyrtimin tjetër të paraburgimit deri më 29 Qershor, teksa Prokurorisë i është dhënë afat që këtë ta bëjë deri më 6 Korrik.

Kujtojmë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Kransiqi po mbahen në paraburgim nga Nëntori i vitit 2020.

Aktakuza ndaj tyre është konfirmuar më 26 Tetor 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm./Zoom.al