zoom

Lajme

Banderolë dhe fletushka për Diasporën në Kuvend, Garda e heq me forcë: Dua të votoj më 2025…!

Ndërkohë që vijonte seanca në Kuvend, në një prej lozhave të sallës, disa qytetarë kanë shpalosur një pankartë ku kërkohej vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025.

Vota e diasporës është kërkuar në vijimësi nga opozita, por nuk është arritur në një dakordësi. Më tej Garda ka ndërhyrë për të larguar qytetarët.

Para shpalosjes së banderolës, aktivistët kanë hedhur në sallë fletushka.

Aktivistët janë identifikuar si Elio Shyti, Arber Lleshi, Julian Kruja, Arlida Lleshi. Ata pritet të denoncohen dhe procedohen penalisht nga Policia dhe më tej Prokuroria. /ZOOM.AL/