zoom

Politikë

Gjykata rrëzon Monika Kryemadhin, lë në fuqi vendimin për sekuestron e provave

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, pasi kishte ankimuar një sekuestrim të provave të kryer nga ana e Prokurorisë së Posaçme në lidhje me dyshimet e lobimit të LSI-së në SHBA.

SPAK sekuestroi disa prova, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për pasuri apo sende në emër të saj. Ende nuk dihet se çfarë është vendosur në sekuestro, ndërsa seanca po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme nga gjyqtari Erjon Çela dhe prokurorin e posaçëm Sotir Kllapi.

Mësohet se Kryemadhi nuk është paraqitur këtë të enjte, por është përfaqësuar nga avokati Redi Llanaj.

SPAK ka nisur më herët verifikim në lidhje me një kallëzim për disa ndërhyrje estetike që ka kryer Kryemadhi ndërsa nuk ka deklaruar pagesat që ka kryer.