zoom

Aktualitet

Gjykata “rrëzon” Metën, pushon padinë ndaj Dvoranit

Gjykata e Posaccme ka pushuar çështjen e padisë së bërë nga Presidenti Ilir Meta ndaj ish-kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Gjykata nuk ka zbardhur ende argumentat, por ish-kreu i KED, Ardian Dvorani është shprehur për mediat se ai nuk ka përplasje asnjë institucion dhe ka respektuar vendimin e dalë nga gjykata. Ai shtoi se koha e gjyqeve publike ka mbaruar duke shtuar se ajo nuk bëhet në meida, por në gjykatë.

 

“Nuk mendoj që më shkon mua të bëj interpretime të mia. Unë s’kam përplasje me asnjë institucion, thjesht ushtroj detyrën. Të jesh gjyqtar është përtej realitetit të kem përplasje me institucioneve. Unë zbatoj vetëm ligjin, nuk kam përplasje me askënd. Është e drejta e zotit Meta që të ketë interpretimin e tij, nuk jam askush ta paragjykoj. Janë institucionet ato që vendosin. Koha e gjyqeve popullore i përket një epoke të kaluar. Çështjet nuk bëhen nëpër media, përtej gjithë respektit, por vendosen në gjykatë”, tha Dvorani.

Për këshilltarin ligjor të Presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj, vendimi i dhënë është i padrejtë. Ai tha se do e ankimojnë këtë vendim dhe do të ndjekin të gjitha hapat që ia lejon ligji.

“Deri më tani Presidenti i Republikës ka respektuar sekretin e Prokurorisë. Kërkesa për pushimin e kësaj cështje jemi njoftuar në fillim të nëntorit. GJKKO vendosi pushimin, por ne kërkuam mosakordim. Gjykata na njoftoi se vendimi i zbardhur do të bëhet me dije dhe tani presim çdo të ndodhë. Unë di ta ruaj sekretin. Janë parashtruar të gjitha argumentet. Cilat nga aktet që Presidenti ka dorëzuar në prokurori nuk është publike? Të gjitha janë transparente. Do e ankimojmë vendimin. Është pushuar vendimi për çështjen penale të vitit 2020, ku ishin shumë të pandehur. Presim të zbardhet vendimi i gjykatës, ne do të bëjmë atë që na lejon ligji”, tha Dervishaj.