zoom

Politikë

Gjykata pro hetimit të ish-ministrit Mediu për Gërdecin, reagon avokati: Vendimi jo kushtetues, hera e parë që..

Akt jo kushtetues dhe në kundërshtim me Konventën Evropiane për të drejtat e njeriut. Kështu e ka cilësuar vendimin e Gjykatës së Apelit për hetimin e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, avokati i Mbrojtës, Ardian Visha.

“Eshtë hera e parë në jurisprudence kur një gjyqtare e një gjykate të nivelit më të ulet prish vendimin e Gjykatës së Lartë!! Veç të tjerave shkelja e ligjit është e dukshme, sepse e njejta çështje (kerkese) është shqyrtuar dhe hedhur poshte nga gjykata e shkalles pare dhe gjykata e Apelit, Tirane në vitin 2019”, shprehet Visha në reagimin publik.

Deklarata e plotë

Ne cilësinë e përfaqësuesit ligjor të z Fatmir Mediu shpreh sa më poshtë:

Vendimi i deklaruar ne media nga Gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, përben një akt jo Kushtetues dhe pluri-shkelës të Konventës Europiane Për të Drejtat e Njeriut dhe një sëre ligjesh të tjera te vendit..

Ai(vendimi) përbën një pavlefshmëri absolute e në çdo rast baza motivuese e tij nuk mund të jetë kurere ligji.

Eshtë hera e parë në jurisprudence kur një gjyqtare e një gjykate të nivelit më të ulet prish vendimin e Gjykatës së Lartë!!

Veç të tjerave shkelja e ligjit është e dukshme, sepse e njejta çështje (kerkese) është shqyrtuar dhe hedhur poshte nga gjykata e shkalles pare dhe gjykata e apelit, Tirane në vitin 2019.

Ky vendim hapur cenon parimin e sigurise juridike, parimin e gjese se gjykuar, parimin e ligjit favorizuesdhe per me tepersynon procedimin per nje akuze afati parashkrues i se ciles ka kaluar me kohe.

Pasi te njihemi me “ arsyetimin” e ketij akti te paligjshem, do reagojmë me transparencë e me te gjitha mjetet ligjore të përshtatshme.

Avokat Ardian Visha