zoom

Aktualitet

Gjykata e Lartë refuzon hetimin e Xhaçkës dhe bashkëshortit të saj

Gjykata e Lartë refuzon hetimin e Xhaçkës dhe bashkëshortit të saj

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën për hetimin e ish-ministrës së Jashtme, Olta Xhaçka, dhe bashkëshortit të saj, Artan Gaçi, duke lënë në fuqi vendimet e mëparshme të shkallës së dytë dhe Apelit të GJKKO-së.

Fredi Beleri bëri rekurs duke kërkuar që SPAK të hetonte çështjen e privatizimit të tokave në Himarë, ku Çifti Xhaçka-Gaçi kishte marrë statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një resorti turistik.

GJKKO-ja fillimisht kishte urdhëruar SPAK të kryente hetimet, por vendimi i Prokurorisë së Posaçme dhe i shkallës së dytë rrëzoi këtë kërkesë.

Në seancën e sotme të Gjykatës së Lartë, trupa gjykuese me relator Sokol Binaj dhe anëtarët Ilir Panda dhe Sandër Simoni e konfirmoi vendimin, duke refuzuar kërkesën e Belerit për shfuqizimin e vendimeve ekzistuese dhe urdhërimin e hetimit ndaj ish-ministres dhe bashkëshortit të saj.

Ndërkohë, SPAK ka nisur hetime ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, për shpërdorim detyre, në lidhje me tjetërsimin e dy sipërfaqeve të tokës, mbi të cilat Artan Gaçi ka marrë statusin e investitorit strategjik./ Zoom.al

Postime të lidhura