zoom

Lajme

GJKKO pezullon Zv/kryeministren, Balluku vizitë Ramës në kryeministri

GJKKO pezullon Zv/kryeministren, Balluku vizitë Ramës në kryeministri

Pas pezullimit nga GJKKO, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka shkuar në Kryeministri.

Në foto duket momenti kur Belinda Balluku ka hyrë në godinën e kryeministrisë rreth orës 12:24 minuta.

Gjykata e Posaçme e Krijuar për Korrupsionin dhe Organet e Drejtësisë (GJKKO) vendosi pezullimin e saj nga detyra dhe ndalimin për të dalë jashtë vendit.

Vendimi është dhënë nga gjyqtari Erion Çela, i kërkuar nga prokurori, nën akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

Deri më tani nuk dihen arsyet e vizitës së saj apo nëse ky veprim lidhet me vendimin e gjykatës./ Zoom.al

Postime të lidhura