zoom

Lajme

GJKKO liron Malltezin, i caktohet garanci pasurore 3 mln lekë

GJKKO liron Malltezin, i caktohet garanci pasurore 3 mln lekë

Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi ka fituar lirinë.

Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin për t’i hequr masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Arresti i shtëpisë zëvendësohet me garanci pasurore prej 3 mln lekësh.

Dosja për aferën Partizani, kaloi për gjykim më 19 maj, pak ditë pas zgjedhjeve të 11 majit, dhe pasi u mbajt peng prej 7 muajsh. Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Postime të lidhura