zoom

Aktualitet

GJKKO do të vendoste arrestimin e Berishës, shtyhet seanca ndaj ish-kryeministrit

Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha ku po shqyrtohej kërkesa e SPAK për vendosjen e masës së arrestit shtëpiak ndaj tij.

Vendimi për shtyrjen e dhënies së vendimit është marrë pasi avokatët kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Seanca do të zhvillohet nesër në orën 11:00. Ndërkohë ish-kryeministri nuk ishte i pranishëm në GJKKO, ndërsa u përfaqësua nga dy avokatët e tij Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj.

Përfaqësuesit ligjorë të liderit demokrat kërkuan përjashtimin e gjyqtares për njëanshmëri.

Gjithashtu kërkuan kohë për njohjen e provave. Berisha akuzohet për korrupsion pasiv për çështjen Partizani, ku po hetohet edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi që është në “arrest shtëpie”.