Aplikacion
Këngëtarja e njohur shqiptare, Rozana Radi, ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë rreth marrëdhënies së saj me Gjestin, pas përfundimit të spektaklit ku ky i fundit i rrëmbeu çmimin e parë.
Përmes një bashkëbisedimi virutal me ndjekësit në Instagram, ajo u sqaroi se nuk kanë më asnjë lloj komunikimi.
“Jo, nuk kam folur me Gjestin. Nuk e kam në Instagram, as ai nuk më ka mua. Nuk kemi asnjë lloj kontakti”, u shpreh këngëtarja.
Megjithatë, pavarësisht mungesës së kontaktit, artistja zgjodhi të mbajë një qëndrim pozitiv ndaj ish-banorit, duke i uruar suksese në rrugëtimin e tij personal dhe profesional.
“E uroj të jetë mirë dhe të ketë sukses në gjithçka që bën”, shtoi Rozana. /ZOOM.AL
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës