zoom

Të gjitha

“Jubileu i Mbretëreshës Elizabeth”, nderon 70 vitet në Monarki

Mbretëresha Elizabeth II, monarkja e 63-të e Britanisë, do të udhëheqë katër ditë festime kombëtare duke filluar që nga kjo e enjte për të shënuar 70-vjetorin në  fron. Elizabeth lindi më 21 prill 1926, në Bruton Street, në qendër të Londrës.

Kurorëzimi i saj, në moshën 27-vjeçare, u zhvillua në Westminster Abbey më 2 qershor 1953. Ceremonia, ku morën pjesë bashkëmoshatarë të mbretërisë dhe liderë ndërkombëtarë politikë, qytetarë dhe të biznesit, u transmetua nga transmetimet televizive dhe radiofonike në të gjithë botën.

Mbretëresha Elizabeth e kaloi stër-stërgjyshen e saj Mbretëreshën  Victoria si monarkja më jetëgjatë e Britanisë në shtator të vitit 2015 duke tejkaluar 63 vjet, 7 muaj, 2 ditë, 16 orë e 23 minuta që kaloi stërgjyshja e saj në fron.

Gjatë mbretërimit të saj, mbretëresha ka hapur terren të ri për monarkinë britanike gjatë shumë prej vizitave të saj jashtë shtetit. Në 1975 ajo ishte monarkja e parë britanike që vizitoi Japoninë. Ajo takoi udhëheqësin kinez Deng Xiaoping dhe u bë monarku i parë britanik që eci në Murin e Madh të Kinës kur vizitoi vendin në 1986.

Monarkja  96-vjeçare  shihet si një figurë dinjitoze, shumë e dashur nga mbetërorët  dhe e respektuar edhe nga republikanët.

Filipi, bashkëshorti  i mbretëreshës, i cili kishte qenë në krah të saj gjatë gjithë mbretërimit të saj rekord 69-vjeçar, vdiq në Kështjellën Windsor më 9 prill 2021, në moshën 99-vjeçare./L.K

/Zoom.al