Aplikacion
Përmes një seri postimesh në Instagram Story, gazetarja Ujeza Doshlani ka bërë publike një eksperiencë personale tronditëse, lidhur me mjekjen dhe klinikën estetike që kryeministri Edi Rama promovoi ditën e sotme në podkastin e tij.
Doshlani tregon se si mjekja në fjalë e ftoi për të marrë shërbime dhe përfundoi sipas saj, duke e masakruar, çka i solli dëme të mëdha në lëkurë.


Në foto: Mjekja e denoncuar

Gazetarja tregon se si shenjat e shkaktuara nga klinika “Repeat Clinic” ndikuan në rrjedhën e saj të jetës, përfshirë pezullimin nga puna, dëmin psikologjik dhe një shenjë të përjetshme në fytyrë.



Doshlani thotë se edhe pas dëmtimit klinika nuk mbajti asnjë përgjegjësi për dëmin që i shkaktoi.

E njëjta klinikë, “Repeat Clinic” u promovua sot nga kryeministri i vendit, për shërbimet dhe vëmendjen që pretendohet se u jep klintëve të saj, ndonëse denoncimi në fjalë tregon të kundërtën./ Zoom.al


Zjarret në Francë jashtë kontrollit, mbi 220 mijë të evakuuar