zoom

Lajme

Gazetari përplaset me Ramën në Shkup: Erdhët për Bujarin, jo për shqiptarët e Maqedonisë? Kryeministri e përzë

Gazetari përplaset me Ramën në Shkup: Erdhët për Bujarin, jo për shqiptarët e Maqedonisë? Kryeministri e përzë

Kryeministri Edi Rama është përplasur me një gazetar në Çarshinë e Vjetër të Shkupit teksa ndodhej në tavolinë duke bashkëbiseduar me nënkryetarin e BDI-së, Bujar Osmani.

Gazetari i ka kërkuar një intervistë duke e pyetur se si i dukej Çarshia e Shkupit. Por Rama e ka përzënë duke i thënë që s’kishte shkuar për intervista, por për Bujarin.

“Për Bujarin vetëm keni ardhur, jo për shqiptarët e Maqedonisë?”, iu drejtua gazetari, por kreu i qeverisë i kërkoi të largohej.

Pjesë nga biseda:

Si ju duket Çarshia e Shkupit?

S’kam ardhur për intervista, por për Bujarin

Po mirë një deklaratë! Për Bujarin vetëm keni ardhur, jo për shqiptarët e Maqedonisë?

S’ka lidhje fare, kam ardhur për qejf, s’kam ardhur për të bërë…

A ka mundësi të na lësh të vazhdojmë në terezinë tonë

Ka mundësi, kaloni sa më bukur