Aplikacion
Gazetari Altin Kreka ka bërë një analizë të çmimit të naftës në Shqipëri, duke realizuar një përllogaritje të bazuar në çmimin aktual të diesel-it në bursën ndërkombëtare Platts për Mesdheun.
Sipas tij, nëse çmimi do të reflektonte drejtpërdrejt tregun ndërkombëtar dhe strukturën e taksave në vend, nafta në Shqipëri duhet të ishte dukshëm më e lirë.
Sipas të dhënave të publikuara prej tij, kontratat e marsit 2026 për diesel ULSD 10 ppm në bursën Platts për Mesdheun llogariten rreth 744 dollarë për ton. Duke marrë parasysh se një ton naftë përkthehet mesatarisht në rreth 1185 litra, çmimi në bursë rezulton rreth 0.63 dollarë për litër.
Gazetari thekson se mbi këtë çmim shtohen edhe kostot e zakonshme që lidhen me importin dhe tregtimin e karburantit. Sipas përllogaritjeve të tij, transporti dhe sigurimi mund të shtojnë rreth 0.04 euro për litër, ndërsa magazinimi dhe marzhi tregtar rreth 0.08 euro për litër. Kjo do ta çonte koston reale të naftës, pa përfshirë taksat, në rreth 0.75 euro për litër.
Duke i shtuar taksat dhe TVSH, çmimi përfundimtar i naftës do të rezultonte rreth 1.70 euro për litër.
Aktualisht, çmimi i naftës në tregun vendas luhatet deri në 193 lekë për litër.
Postimi i plotë:
Sa duhet te jete cmimi i shitjes me pakice ne shqiperi, sipas burses se sotme?
Duke u bazuar në çmimin aktual të diesel në bursën Platts për Mesdheun (CIF Med) rreth:≈ 744 USD/ton për kontratat e marsit 2026 të ULSD 10 ppm diesel
Llogaritja reale sipas bursës së sotme
1️⃣ Çmimi në bursë
📊 Përfundimi
📉 Sipas bursës së sotme Platts:
➡️ Nafta në Shqipëri duhet të ishte rreth
🟢 1.65 – 1.75 € / litër
(157 – 166 lekë / litër)./ Zoom.al