zoom

Lajme

Gazetari amerikan: Rama ofron strehë për kriminelët ndërkombëtarë, i lidhur me Sinaloan

Gazetari amerikan: Rama ofron strehë për kriminelët ndërkombëtarë, i lidhur me Sinaloan

Një artikull investigativ i gazetës amerikane Washington Examiner ka bërë zhurmë të madhe në rrjetet sociale, duke hedhur akuza serioze ndaj Edi Ramës dhe qeverisë shqiptare.

Gazetari Tom Rogan, ekspert i sigurisë me burime të shumta në qarqet e inteligjencës, argumenton se administrata shqiptare ka lejuar zhvillimin e aktiviteteve kriminale dhe ka kthyer vendin në një “narkoshtet”. Rogan thekson se Rama ka krijuar kushte që ofrojnë strehë të sigurt për disa nga kriminelët më të rrezikshëm ndërkombëtarë, duke përfituar vetë dhe duke favorizuar aleatët e tij në këmbim të një pjese të fitimeve, duke e krahasuar situatën me atë të Venezuelës nën udhëheqjen e Nicolás Maduro.

Artikulli gjithashtu përmend Luftar Hysën, i cili sipas burimeve të inteligjencës dhe zbatimit të ligjit është një nga pastruesit kryesorë të parave për kartelin e Sinaloas, ndonëse në publik paraqitet si një biznesmen i njollosur padrejtësisht si mafioz.

Gazetari Rogan nxit vëmendjen e administratës amerikane, duke argumentuar se lidhjet e Ramës me kartelet e drogës nuk duhet të injorohen dhe se ekzistojnë pasoja serioze për sigurinë dhe integritetin e Shqipërisë. Artikulli është shpërndarë masivisht në rrjetet sociale, duke nxitur debate dhe reagime politike brenda dhe jashtë vendit.

Postime të lidhura