zoom

Aktualitet

Gara për kreun e BKH-së, përfundon testi fizik për 7 kandidatët në repartin RENEA

Gara për kreun e BKH-së, përfundon testi fizik për 7 kandidatët në repartin RENEA

Shtatë kandidatët në garë për drejtimin e BKH-së kanë përfunduar sot testin fizik.

Testi u zhvillua me ushtrime, pompa, 300 metra sprint dhe 2.4 km vrapim. Testimi nisi në orën 7.30 mëngjesin e kësaj të enjte dhe u ndoq nga anëtari i komisionit të posaçëm Behar Dibra.

Të pranishëm ishin edhe profesorë të Fiskulturës nga Universiteti i Sporteve qe kane bere vlerësimin Deri të nesërmen, ditë e premte, pritet dalja e rezultateve se kush nga 7 kandidatet do të vijojë garën me fazën e tretë.

Pritet që kandidatët t’i nënshtrohen edhe eses, testit të poligrafit dhe intervistës.

Kandidatët që vijojnë garën për kreun e BKH:

Andi Pogaçe

Artur Beu

Elton Kërluku

Gentian Ndoi

Gentjan Shehaj

Gledis Nano

Joni Keta

Postime të lidhura