zoom

Slider

Futbollisti i kombëtares zgjidhet në formacionin e javës nga SofaScore, edhe Rashica në 11-she

Futbollisti i kombëtares zgjidhet në formacionin e javës nga SofaScore, edhe Rashica në 11-she

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha si dhe sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, janë përzgjedhur në formacionin e javës të publikuar nga SofaScore për ndeshjet e xhirove të shtata të kualifikueseve të Euro 2024.

“Gardiani” kuqezi e mbajti portën e paprekur në ndeshjen ndaj Çekisë. Paraqitja e prishtinasit është vlerësuar me notën 8.6 falë pritjeve të tij duke u përfshirë mes më të mirëve.

Nga porta në sulm, Milot Rashica gjithashtu është pjesë e këtij formacioni, duke u rreshtuar përkrah francezit Kylian Mbappe dhe belgut Dodi Lukebakio.

Me dy gola dhe një asist në suksesin 0-3 kundër Andorrës, Milot Rashica ka marrë notën më të lartë: 9.8.

Ndërkohë kujtojmë se dhe goli i Jasir Asanit që zhbllokoi duelin kundër çekëve, ishte mes golave kandidatë për tu zgjedhur si goli më i bukur, por nuk kaloi në fazën finale. /zoom.al/