zoom

Lajme

Futbolli në zi/ Ish-kapiteni legjendar humb jetën pas atakut kardiak

Futbolli në zi/ Ish-kapiteni legjendar humb jetën pas atakut kardiak

Jorge Costa, ish-kapiteni legjendar i Porto, i cili shërbente edhe si drejtor teknik i klubit, ndërroi jetë në moshën 53-vjeçare pas një ataku kardiak.

Ngjarja ndodhi në orët e paradites, teksa Costa po jepte një intervistë. Ai u ndje keq dhe humbi ndjenjat.

Stafi mjekësor i klubit ndërhyri menjëherë, duke përdorur edhe defibrilatorin, por pavarësisht përpjekjeve të tyre dhe transportit të shpejtë drejt spitalit, mjekët nuk mundën ta shpëtonin.

Ai ka udhëhequr skuadrën si kapiten gjatë periudhës së artë nën drejtimin e Jose Mourinho-s, duke fituar tituj kombëtarë dhe trofe europianë që mbeten të paharruar për tifozët.

Kjo nuk ishte hera e parë që Costa përjetonte probleme kardiake, pasi në vitin 2022 ai kishte kaluar një tjetër atak kardiak./ Zoom.al

Postime të lidhura