zoom

Të gjitha

Ftohja Arjola-Monika, Iva Tiço zbulon çfarë i tha njëra nga ish-banoret e BB VIP

Gazetarja e njohur, Iva Tiço ishte sot e ftuar në emisionin “Live from Tirana”, ku foli për rolin e saj si opinioniste në “BB VIP Fan Club”.

Gjithashtu gjatë kësaj interviste, Tiço komentoi edhe “ftohjen” mes Arjola Demirit dhe Monika Lubonjës, që u bënë shumë shoqe në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Gjatë një puntate të “Fan Club”, të transmetuar pak ditë para finales së madhe, të gjithë publikut i bëri përshtypje reagimi i Arjolës pas fjalëve të shoqes së saj, Monika.

Si e ka parë Iva Tiço këtë situatë?

“Më bëri dhe mua përshtypje sepse Monika dhe Arjola kishin një marrëdhënie shumë të mirë. Monika m’u duk e befasuar dhe në një moment publiciteti e pyeta Arjolën dhe më tha që ishte shumë e lodhur, e pangrënë, më pak fjalë e rraskapitur. Madje më tha që kur u regjistrua spektakli kishte qenë 48 orë pa gjumë dhe pa ngrënë. E pyeta sepse m’u duk një reagim jo normal nga ana e saj, sidomos në momentin kur Monika tha kam gjetur një motër dhe Arjola ia kthen me një “PO” pa buzëqeshur, pa dashuri. Kaq duhej që të shpërthenin titujt e portaleve. Mendoj se të dyja do ta sqarojnë marrëdhënien e tyre, edhe nëse ka ndonjë krisje besoj se do ta rindërtojnë përsëri raportin e tyre në mënyrë që mos ta bëjnë këtë gjë ushqim për portalet”, tha gazetarja e njohur.