zoom

Të gjitha

Finalja e madhe e Big Brother VIP/ Iliri dhe Donaldi në garë për çmimin e madh

Iliri dhe Donaldi janë në një garë të ashpër për çmimin e madh në finalen e madhe të Big Brother VIP.
Sonte do të jetë një mbrëmje me shumë surpriza në spektaklin më të ndjekur në të gjithë Shqipërinë.

Mes Donald Veshajt dhe Iliri Shaqirit, publiku zgjedh sonte fituesin e çmimit të madh 115 mijë euro.

Producentja Sara Hoxha tha se sonte shpallet fituesi, por nuk mbaron këtu, pasi do të ketë edhe tre puntata post Big Brother VIP, ku të gjithë pyetjet e publikut do të marrin përgjigje.

Fenomeni “Big Brother VIP” po ndiqet nga shqiptarët në shtëpi, lokale dhe restorantet e njohura, ashtu si Botërori i Futbollit, ndërsa bëjnë tifozllëk për finalistët.