zoom

Të gjitha

Fitoi 100 mijë euro/Reagon për herë të parë Ilir Shaqiri, por nuk përmend Donaldin

 

 

 

Një ditë pasi u shpall fitues i Big Brother VIP duke fituar edhe 100 mijë euro, balerini Ilir Shaqiri ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale, duke falënderuar të gjithë për mbështetjen që i dhanë.  Ai ka publikuar momentin, kur emri i tij u shqiptua se ka fituar çmimin e madh, ndërsa thekson se kurrë më parë nuk e kishte provuar këtë emocion kaq të fortë.

 

Teksa jep falënderimet nga zemra, Ilir Shaqiri shkruan se “jemi 1 dhe do festojmë shumë suksese të tjera bashkë”.

“Kurre me pare nuk kisha provuar kaq shume emocion per te shkruajtur nje post dhe ku nuk gjej dot fjale per te pershkruar dimensionin e ketij emocioni qe me dhuruat me votat tuaja ? Ju ndjej njerez te mi dje, sot e mot! Jemi 1 dhe do festojme shume suksese te tjera bashke . Faleminderit nga zemra”, shkruan Iliri.

 

Por në këtë reagim të parë, balerini nuk ka përmendur fare rivalin e tij, Donald Veshaj, i cili pasi e uroi për fitoren e ftoi që t’i bashkohet nismës për të ndërtuar 4 shtëpi, dy në Kosovë dhe dy në Shqipëri.

“Do kisha dëshirë të ftoja edhe fituesin, që i uroj fitoren, që të më bashkohet në këtë nismë për këtë komb që na ka mbështetur. Unë do ta bëj, kështu që nëse do edhe ti mund të vish me mua. Ju përshëndes të gjithëve dhe ju dua shumë”, thotë Donald Veshaj.