zoom

Lajme

Foto/ Pas lajmeve për shtatzëni, reagon Alba Pollozhani

Foto/ Pas lajmeve për shtatzëni, reagon Alba Pollozhani

Alba Pollozhani dhe Lim Hoti, dy nga personazhet më të komentuar të edicionit të dytë të “Ferma VIP”, vazhdojnë të mbeten në qendër të vëmendjes edhe pas përfundimit të aventurës së tyre në reality show.

Gjatë qëndrimit në fermë, një nga momentet që ndezi diskutimet ishte kur, pas një debati të fortë, Alba dhe Limi bashkuan krevatet dhe kaluan natën së bashku, një skenë që shkaktoi shumë reagime në rrjet.

Ndërkohë, pas përfundimit të rrugëtimit të tyre nl Fermë, qarkulluan lajme se Alba Pollozhani është shtatzënë dhe kjo u bë shkak për ndërprerjen e programit, së bashku me Limin.

Por kur rrjeti “zien” për këtë, Alba ka zgjedhur të reagojë, duke postuar një foto krah Limit.

“Loyalty over love”, shkruan Alba krah fotos, një frazë që u bë virale gjatë kohës së saj në fermë.

Ky mesazh është interpretuar nga ndjekësit si një konfirmim i marrëdhënies së tyre edhe jashtë Fermës./ Zoom.al

Postime të lidhura