Aplikacion
Lim Hoti dhe Alba Pollozhani ishin dy nga personazhët më të komentuar në këtë sezon të Ferma Vip.
Kjo jo vetëm për deklaratat dhe lojën e tyre, por edhe për romancën që nisën bashkë.
Mbrëmjen e djeshme ka qenë Alba e cila është larguar nga Ferma, me kërkesë të saj të cilën e ka shprehur edhe gjatë prime-t të kaluar dhe pas saj ka vendosur të largohet edhe Limi. Në prime-n e kaluar teksa Alba kërkoi të largohet, Limi është shprehur se nëse ajo ikte do të shkonte pas saj. E duket se e mbajti fjalën.
Por ku janë sot ata?
Pas daljes menjëherë ata kanë bërë një intervistë të shkurtër në ambjentet pas fermës dhe nuk kemi parë asnjë dalje tjetër të tyre në media. Gjithashtu ata nuk kanë bërë asnjë deklaratë apo postim të tyre në rrjete sociale, gjë që nënkupton se ata akoma nuk janë rikthyer në shtëpi. Këtu ngrihen dyshimet se ndoshta ata mund të jenë izoluar dhe mund të rikthehen në primen e ardhshëm
Berisha nxjerr videon: Rama pranoi publikisht përdorimin e DPI për përgjimin e qytetarëve