Aplikacion
Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Fier, pasi një fëmijë është gjetur i pajetë. Në lidhje me ngjarjen është arrestuar nga Policia e Fierit, Klodian Çalamani, pasi dyshohet se është personi që ka rrëmbyer dhe më pas ka vrarë të miturin 8-vjeçar, i cili ishte i zhdukur ditën e sotme.
Gjatë ditës së sotme 8 vjeçari është parë nga banorët e lagjes duke bërë xhiro me biçikletën e 38 vjeçarit. Kjo ka hedhur dyshime të policia, e cila menjëherë ka nisur hetimet.
Vetëm pak minuta më vonë është arritur të ndalohet 38 vjeçari Klodian Calameni, i cili mësohet se e ka pranuar vrasjen.
Trupi i 8 vjeçarit të pajetë ndodhet në morgun e spitalit dhe po punohet për të zbuluar se në çfarë mënyre është kryer vrasja.
FOTO LAJM/ Qese me mbetje te kordoni policor, mesazhi simbolik: Mos i mbroni plehrat