zoom

Aktualitet

Foto/ Aksidenti fatal në Bulqizë, kush ishte i riu që humbi jetën

Është publikuar fotografia e të riut që humbi jetën mbrëmjen e djeshme në një aksident fatal në Bulqizë.

I riu 25-vjeçar, i identifikuar si Esmerald Nika, ka humbur jetën gjatë përplasjes automobilistike. Aksidenti ka ndodhur në rrugën që lidh qytetin e ri me qytetin e vjetër.

Ndërkaq, janë plagosur dy persona, të cilët janë transportuar në Spitalin e Bulqizës.

Aksidenti ka ndodhur tek mbikalimi në daljen nga Rruga e Arbrit për në qytetin e Bulqizës. Shkak për aksidentin dyshohet shpejtësia dhe lagështira në rrugë.