zoom

Slider

Fitoi titullin te Milan, por i humbi buzëqeshja: Largimi më bëri mirë, tani dua të fitoj sërish

Fitoi titullin te Milan, por i humbi buzëqeshja: Largimi më bëri mirë, tani dua të fitoj sërish

Alexis Saelemaekers u largua nga Milani pas tri sezoneve si kuqezi. Belgu u huazua në ditët e fundit të merkatos për 500 mijë euro te Bologna, me këta të fundit që do të kenë mundësinë e blerjes së kartonit të tij në verën e ardhshme për 9 mln euro.

24-vjeçari, i cili fitoi titullin kampion me Milanin, theksoi shkaqet e largimit nga kuqezinjtë e Piolit, ndërkohë që u ndal edhe te trajneri i ri Thiago Motta.

“Kisha humbur buzëqeshjen te Milani, por edhe besimin te vetja. Nuk isha më i lumtur. Trajneri Motta më bëri të ndihesha sërish futbollist i rëndësishëm”, shprehet anësori i djathtë, i cili nuk e harron peridhën e bukur të kaluar te Milani, që kulmoi me fitimin e titullit kampion (2022).

“Fitimi i titullit më shtoi dëshirën për të fituar përsëri. Isha 20 vjeç kur ika te Milani. Ishte një situatë e ngjashme me atë që shoh te Bologna. Ishim një ekip me shumë lojtarë të rinj të mirë, disa ekspertë, teksa ekzistonte një dëshirë e madhe për t’u rritur dhe për të përparuar. Shpresoj të ndodhë e njëjta gjë te Bologna. Jam i sigurt se kemi një skuadër të fortë. Rezultatet flasin vetë, merkato gjithashtu ishte e shkëlqyer. Klubi dëshiron të rritet sa më shumë”, theksoi Saelemaekers. /zoom.al/