Aplikacion
Një natë ferri për banorët e Delvinës. Zjarri i fuqishëm, i nxitur nga temperaturat rekord, përfshiu zonat me një shpejtësi të frikshme.
Sipas dëshmitarëve që kanë mbetur në tarracat e banesave, situata është përshkruar si apokaliptike.
“Çdo gjë mori fund. Gjithçka u shkatërrua. Këtu nuk shihet më asgjë, vetëm tym dhe kaos”, – tha një banor. “Të gjithë janë larguar”.
Ndërkohë qyteti është zhytur në kaos total dhe gjendja është e jashtëzakonshme. Banorët u larguan mes zhurmës së borive, britmave dhe përpjekjeve të dëshpëruara për të shpëtuar.

